9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Eskalojnë akuzat në Vetëvendosje: Orgji në treshe dhe drogë në zyra

Kriza në Vetëvendosje po vazhdon të nxjerrë në publik edhe gjera të rënda që kanë ndodh brenda. Tash akuzat kanë filluar të bëhen edhe për seks në treshe dhe drogë në zyra.

Deklarata e fundit e liderit të VV’së, Albin Kurti, se në Lëvizje ka pasur ngacmime seksuale ka ngjallur reagime të mëdha.

Vetë aktivistët e VV’së janë duke bërë akuza publike se aty ka pasur orgji në treshe dhe drogë në zyra.

“Linqim aaaaa!!!! Janė këta të Zyreve të cilêt për deri sa Albini e ne të tjerët pervilnim krahët duke u takuar me Qytetarët e duke dëgjuar hallet e tyre këta bënin sex në treshe dhe i qeponin barit nepër Zyre”, ka shkruar në një status në Facebook  Fadil Robelli , aktivist i VV’së.

Ai edhe ditë më parë në një postim në profilin e tij pati folur për seksin në Lëvizje.

“Largohet klika e orgjive. Klika e sex-it treshe. Klika e abuzuesve të fondeve të LV. Klika e falsikuesve të dokumentave( 11 veta nga Klika posedonin iD tê falsifikuara të Policis dhe nëpër Tubime paraqiteshin si Polic të SHPK). Klika e barit. Klika e Diplomave falso. Klika e heroinês. Klika e faqeve tê zeza. Kaq janë nuk ka ma shumë! Tash ka shpresë❤️❤️❤️”, kishte shkruar ai.

Vetë themeluesi dhe tashmë kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka folur i pari për këto ngacmime publikisht. Ai ka thënë se persona të caktuar kanë ngacmuar aktivistet e Vetëvendosjes që kanë bërë që të njëjtat të mos shkojnë më në zyrat e partisë.

Mirëpo, tash e disa vite Vetëvendosja po thirret në emër të barazisë gjinore në fushata e paraqitja publike, kur në të njëjtën kohë brenda saj kanë ndodhur skandale seksuale të ndryshme/Gazeta Express/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img