9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dorëhiqen 40 anëtarë të VV-së

Koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje,Teutë Rrusta dhe Koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm, Nol Nushi kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Vetëvendosje.

Vec këtyre dyve, edhe 40 anëtarë tjerë të Vetëvendosjes janë larguar nga kjo parti.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Rrusta ka thënë se një pjesë e aktivistëve që kanë qenë pjesë e angazhimit në Lëvizje nuk do të jenë më pjesë e saj.

“Vetëvendosje nuk është më e njëjta, ka garë, kush çka në cilin pozicion, ne nuk mund ta gjejmë më shpresën në Vetëvendosje”, ka thënë Rrusta, e cila ka shtuar se në Lëvizje është shkelur çdo kriter dhe për të ruajtur vlerat tona politike e vetmja rrugë është ndarja.

Rrusta mes tjerash ka kërkuar, që Albin Kurti mos ta quaj vetën “Babë”, pasi që nuk është dhe mos të luaj me moralin e vajzave dhe grave që janë në lëvizje.

Ndërsa Nol Nushi ka bërë të ditur se dorëheqja është duke u bërë vetëm nga Vetëvendosje, kurse pozitat e asamblesitëve ata që i kanë do t’i mbajnë.

Teuta Rrusta ka thënë se e vetmja rrugë për të vazhduar secili bindjet e tyre politike është ndarja e VV-së.

Sot gjatë ditës, pas thirrjes së kësaj konference nga Rrusta e Nushi, Vetëvendosje përmes një komunikate tha se që të dy më nuk janë pjesë e Lëvizjes, pasi kontrata u ka skaduar të dyve për mos respektimin e rregullave.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img