9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti ka një porosi për Albin Kurtin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas asaj që tha Dardan Molliqaj në një intervistë të tij në Rubikon.

Fillimisht ai ka komentuar atë se Albin Kurti e ka menduar Shpendin gjithmonë si njëri që ka bërë marrëveshje të shkruar me ambasadorët për ta eliminuar politikisht. Ahmeti thotë se këtë nuk ia ka thënë askush deri në këto ditë dhe se po e pengon që në VV nuk paska pasur sinqeritet të ndërsjellët.

E për ambiciet e tij për të qenë kryetar i partisë, Ahmeti thotë se sikur të bisedonin Visari, Albini e Dardani këtë çështje me të, ai do t’u tregonte se asnjëherë nuk ka dashur që të bëhet kryetar i partisë, e këtë dëshirë nuk e ka as edhe në vitet e ardhshme.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Mbrëmë në Rubikon, Dardan Molliqaj I tha dy gjëra që kanë të bëjnë me mua

1. “Albini I paska thënë atij dhe plote të tjerëve vazhdimisht qe nga viti 2011 e së fundmi në 2016 (sic e mora vesh mbrëmë) se unë kam marrëveshje të shkruar me ambasadat për ta rrëzuar Albinin” – rifrazim nga unë

2. Në vitin 2015 paska qenë një diskutim I gjatë në mes të Albinit, Dardanit, Visarit dhe të tjerëve për ta bërë Visarin kryetar pas tërheqjes së Albinit, por paska qenë një frikë që mund të kandidohem unë, që sipas diskutimit kuptova se do të ishte gjë e keqe sepse unë pasna qenë “I butë”.

Për të parën, dua të them që nuk e di a ka thënë apo jo Albini këtë, por tashmë e dëgjova disa here këto ditë nga njerëz të ndryshëm. Mua, askush në këtë periudhë nuk ma ka thënë e as që e ka shpreh këtë brengë. Në qoftë se vërtetë paskan menduar kështu edhe Albini, Dardani edhe të tjerët, atëherë është e dhimbshme. Me mish e me shpirt kam kontribuar në realizimin e koncepteve programore e statutore të Lëvizjes. E për ambasadat e “marrëveshjet” as që ja vlen të them dicka.

Jam ithtar I diskutimeve të sinqerta dhe besimit të ndërsjellë në një subjekt politik. Prandaj edhe nuk e kuptoj diskutimin e frikës nga kandidimi im për kryetar të Lëvizjes në vitin 2015. As këtë gjë askush nuk e ka diskutuar me mua direkt atë vit. Po të më pyeste dikush në vitin 2015, për dy minuta do I tregoja se nuk kam pas kurfarë ambicie e as dëshire me u bo kryetar I LVV. Këtë e kam përsëritur disa herë në forumet e Lëvizjes gjatë gjithë kësaj periudhe. Po e them edhe njëherë edhe sot; nuk kam interesim, ambicie e as dëshirë për të kandiduar për kryetar të LVV. As në vitin 2015, as në vitin 2018 e as në vitin 2021 e as më vonë.

Ndoshta edhe jam “I butë” edhe pse nuk e di saktë se cka duhesh me bo me qenë “i fortë” karshi këtij klasifikimi, por qëndroj prapa kësaj “butësie” si qëndrim e parim. Në qoftë se kjo nuk mjafton është në rregull, sepse edhe diskutimet për atë se kush duhet të udhëheq dhe cfare karakteri duhet të ketë janë normale në një subjekt politik. Qëndrimet e mia “të buta” i kam shpreh hapur në të gjitha forumet e Lëvizjes dhe në publik kam prezantuar dhe përfaqësuar qëndrimet e Lëvizjes pa marr parasysh se a jam pajtuar me to a jo. Nuk jam pishman për asnjërën prej tyre.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/flet-me-ne-fund-shpend-ahmeti-e-ka-nje-porosi-per-albin-kurtin-491262/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img