1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Këto vendime i mori Kuvendi i Maqedonisë për vërshimet (Dokument)

Me kërkesë të partisë maqedonase në opozitë, është mbledhur seanca e Kuvendit të Maqedonisë për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve që morën jetën e së paku 22 personave dhe përmbytën mbi 5 mijë shtëpi në disa vendbanime të fshatrave në rrethinë të Shkupit.
Për këtë, pas debatit Kuvendi ka miratuar një dokument të përbashkët ku janë shkruar disa pika si përmbledhje e debatit të mbrëmshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni ju sjell vendimet e Kuvendit nga diskutimi i mbrëmshëm ku u fol për vërshimet.
1.Kuvendi i Maqedonisë do të ndjek dhe asistojë të gjithë institucionet që merren me ndihmën e banorëve në vendet e vërshuara që bien nën komunën e Gazi Babës dhe rrethinën tjetër të Shkupit dhe Tetovës.

 2. Qeveria e Maqedonisë, Bashkia e Shkupit dhe komunat tjera e prekura nga vërshimet duhet të vazhdojnë me realizimin e planit për rekuperimit të dëmeve nga vërshimet.

3. Kuvendi i Maqedonisë falemnderon të gjithë që ndihmuan në largimin e dëmeve, shpërndarjen e ndihmave dhe ndihmën në terrenet e vërshuara. (Subjektet që ju dërgohen falemnderime janë në dokument)
4. Apelohet deri tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të vazhdojnë me ndihmat vullnetare për të qenë krahë i fortë i qytetarëve të prekur nga vërshimet.
5. Apelojmë deri tek kompanitë dhe ndërmarrësit që të ndihmojnë në këtë katastrofë humanitare.
Këto vendime i votoi vetëm OBRM-PDUKM dhe BDI, ndërsa LSDM ishte e pa kënaqur nga vendimet ku askush nuk mori përgjegjësi. PDSH lëshoi punën e Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img