1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Sot takimi përfundimtar për kodin telefonik

Dje, delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për në Bruksel për diskutimet përfundimtare për telekomunikacionin, respektivisht për kodin telefonik.Lajmi.net mson se bisedimet për këtë çështje pritet të marrin fund sot, e që rezultatet do shihen pas dy javësh.
Kjo ngase, sipas burimeve të lajmi.net, marrja e kodit +383 do të ndodh më 1 shtator.
Delegacioni i Kosovës në nivelin politik udhëhiqet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri e në nivel teknik nga Kreshnik Gashi, që është kryesues i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare- ARKEP.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës e edhe Marko Gjuriq e ka konfirmuar këtë dje gjatë ditës, duke deklaruar se sot në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, e sipas tij, përveç telekomunikacionit, do bisedohet edhe mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img