Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm të luajë për Paris Saint-Germainin kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve muajin e ardhshëm, pasi testet mjekësore ia kanë hequr frikën për më të keqen klubit francez.
Superylli francez u lëndua gjatë një përplasjeje me portierin kundërshtar gjatë një ndeshjeje kundër Lyonit në Ligë 1 të Francës të martën e kaluar, por ai do të kthehet me kohë për ndeshjen e parë kundër Real Madridit më 14 shkurt, transmeton Express.
Siç qëndrojnë gjërat, francezi nuk do të përfshihet në skuadrën e trajnerit Unai Emery për ndeshjen e të enjtes kundër Guingamp por ka mundësi të thirret për ndeshje ndaj Montpellier.
Mbappe zgjodhi rrjetin social për t’i siguruar adhuruesit se data e kthimit të tij pritet të jetë para datës kur lideri i Ligë 1 të udhëtoj për në Madrid.