2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen radhës diskuton Projektligjin për Demarkacionin

Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi do të jetë në rend dite të Kryesisë së Kuvendit në mbledhjen e ardhshme të kryesisë.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net burime brenda Kuvendit të Kosovës. Sipas këtyre burimeve mbledhja e kryesisë do të mbahet javën e ardhshme.

“Projektligji për Demarkacionin me Mali e Zi do të jetë në rend dite në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit, e cila mund të mbahet javën e ardhshme”, ka thënë ky burim për lajmi.net.

Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi e cila është shqyrtuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i është dërguar kryesisë më 16 janar, ka bërë të ditur për lajmi.net kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani.

Megjithatë, kjo çështje vazhdon t’i mbajë të ndarë partneret kryesor të koalicionit qeverisës. Partia e kryeministrit Haradinaj, AAK së bashku me Nismën për Kosovën vazhdojnë të kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe insistojnë se ajo në Kuvend duhet shkuar për tu rrëzuar, ndërsa PDK insiston në ratifikimin e saj.

Zëvendëskryeministri nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në një intervistë të dhënë për lajmi.net kohë më parë, ishte deklaruar se numri i deputetëve që e përkrahin këtë marrëveshje është rritur.

Ai gjithashtu kishte thënë  se gjatë javës së tretë ose të katërt do të diskutohet në Kuvend kjo marrëveshje.

Hoxhaj po ashtu kishte dhënë paralajmërimin se nëse demarkacioni  si kusht kryesor i vënë nga BE, për heqjen e vizave, nuk ratifikohet në Kuvend gjatë muajve ta parë të këtij viti, atëherë heqjen e vizave për 2018 duhet harruar, por rrezikohet që një gjë e tillë mos të ndodh as në vitin 2019.

Thirrje të vazhdueshme për ratifikimin e Demarkacionit kanë bërë edhe zyrtarët e BE-së. Të martën shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, është shprehur se kjo marrëveshje duhet të ratifikohet me urgjencë.

“Kosova duhet të shfrytëzojë këtë mundësinë unike duhet të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionit e kufirit me Malin e zi. Kjo do të jetë një sinjal i vërtetë që Kuvendi po punon në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja e demarkacionit duhet të ratifikohet si çështje e interesit nacional për të ndalur vet izolimin e Kosovës dhe të ecim përtej interesave personale të disa qarqeve politike”, tha të martën  Apostolova.

Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ishte dërguar në Kuvend për miratim më 1 shtator të vitit 2016, e cila më pas ishte tërhequr nga rendi i ditës më kërkesë të Isa Mustafës në atë kohë kryeministër i vendit.

Në Kosovë kjo marrëveshje e nënshkruar më 25 gusht të vitit 2015 në Vjenë, vazhdon të kundërshtohet nga disa parti politike e pjesë të shoqërisë civile, pasi sipas tyre Kosova humb territor nga kjo marrëveshje.

Nga ana tjetër Mali i Zi ka ratifikuar në Kuvend këtë marrëveshje, dhe për këtë shtet pavarësisht përpjekjeve nga institucionet e Kosovës që të gjendet një zgjidhje, për shtetin fqinjë kjo është një çështje  e mbyllur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img