2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Beqiri: LDK pro Demarkacionit, kundër zhbërjes së Speciales

ekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka dhënë qëndrimin e subjektit të tij partiak rreth nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Më tej Beqiri ka njoftuar se LDK është e gatshme ta votojë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Këto deklarime Deputeti Ismet Beqiri i bëri përmes facebook, ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht është pjesë e Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europës, ku dhe është takuar me Presidentin e Partive popullore Evropiane, Joseph Daul.

Njoftimi i Beqirit:

Të nderuar miq,
Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK, jemi anëtarë.

U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane.E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së, veqmas për dy qështjet preokupuese keto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Poashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar(Komisioner)të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.

Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Takimet vazhdojn deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img