13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti tregon se çfarë e shtyri të rikthehet në krye të VV-së, thotë se sharjet dhe linçimet s’i nxiti ai

Kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën e mbajtur në selinë e partisë ka thënë se aty nuk ka ndarje, porse kanë dhënë dorëheqje disa aktivistë të Lëvizjes.

“Ka disa dorëheqje të aktivistëve që janë më të zëshëm. Natyrisht që ka mospajtime, por nuk janë ndarje. Mbajtja e zgjedhjeve në Vetëvendosje është obligim satutor. Zgjedhjet u mbajtën një muaj më herët, për shkak se përafërsisht kaq ishte koha që i kishte mbetur ish-kryetarit Ymeri”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, ai e ka vullnetin e hekurt, por jo edhe dorën e hekurt për t’i ndalur të gjithë ata që kanë sharë, linçuar dhe kërcënuar në Facebook të dorëhequrit nga VV-ja, raporton lajmi.net.

“Unë e kam vullnetin e hekurt, dhe jo dorën e hekurt. Unë në platformë kam thënë se e dua një organizatë që inkurajohet kritika konstruktive dhe vetëkritika, dhe gjithashtu një organizatë që nuk ka abuzime të pozitës që janë më lart të hierarki. Unë në VV nuk jam as shef e as pronar, sepse Vetëvendosja nuk është pronë private. Unë jam kryetar dhe unë jap shembullin tim, me deklarimin tim në Facebook. Asnjë njeri që ka shkruar në Facebook nuk më ka përfaqësuar mua”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, vendimin për t’i hyrë garës për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje e ka marrë në qershorin e vitit të kaluar.

“Në qershor të vitit 2017, mua mu bë e qartë nga Visar Ymeri që nuk është i gatshëm edhe për një mandat, unë nga vera kam menduar të kthehem në kryer të Vetëvendosjes. Momenti vendimtar që unë të kandidoj për kryetar ka qenë kur është bojkotua mbledhje e këshillit të përgjithshëm në dhjetor të vitit të kaluar dhe besoj se ky ka qenë një vendim i duhur”, ka thënë ai.

Kurti në asnjë moment nuk ju ka bërë thirrje të larguarve që të kthehen në VV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img