9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nuk e pastruan varrin e Rugovës, kritikohet LDK-ja e Prishtinës!

Dje u bënë 12 vjet nga vdekja e Presidentit, Ibrahim Rugova.

Liderët e vendit shkuan për të bërë homazhe tek varri i tij, mirëpo askush nuk e kishte marrë mundin që ta largoi boren dhe akullin mbi varrin e presidentit, derisa aty kishte shkruar dikush nga kabineti i qeverisë Haradinaj për ta bërë një gjë të tillë.

Shefi i protokollit të kryeministrit Haradinaj, Gani Demaj kishte shkuar në mëngjes tek varri për të larguar boren sepse vetëm pak qaste më vonë aty kryeministri Haradinaj me stafin e tij bënë homazhe, transmeton Indeksonline.

Analisti dhe gazetari Bajrush Morina ka komentuar këtë ngjarje duke hedhur kritika në drejtim të LDK-së së Prishtinës.

“Qysh bre nuk u gjeten dje nja 5 djem te ri, 5 aktivista te 5 Degeve te LDK-se (se per 5 kryetaret nuk po flas se kane qene tuj u rru n’sabah!) me shku me ia largu boren prej varrit te Presidentit Ibrahim Rugova e jo me ardh puna qe shefi i Kabinetit e Ramushit Gani Demaj me ia pastru varrin e Presidentit!. E pastaj thone Rugova eshte yni, na jemi me Rugoven! Nuk duhet e nuk rrespektohet Ibrahim Rugova vetem ne Akademi Perkujtimore ne Emerald! Turp e marre per LDK-ne e Prishtines!”, ka shkruar Morina në statusin e tij në facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img