3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dy persona në rrezik jete nga gripi sezonal në Kosovë

Dy persona, njëri 51-vjeç e tjetri 40, janë në rrezik jete. Kjo pasi që të njëjtët janë prekur nga gripi sezonal, i cili ditëve të fundit po përhapet me të madhe në të gjithë Kosovën. Të dy këta pacientë gjenden në  kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në QKUK. Ndërkohë që nga muaji dhjetor e deri në mesin e këtij muaji, në Infektiven e QKUK’së janë paraqitur rreth 20 raste ambulatore të pacientëve me viroza të gripit sezonal. Katër prej tyre gjenden të shtrirë për mjekim nga gripi në Infektivë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka folur për Gazetën Express lidhur me gjendjen shëndetësore të këtyre pacientëve, si dhe për masat e nevojshme parandaluese për t’i shpëtuar këtij gripi.

“Edhe në Klinikën tonë janë paraqitur disa raste. Mund t’ju them se për muajt dhjetor-janar në Klinikën Infektive janë paraqitur mbi 20 raste ambulatore me sëmundjen epidemike të gripit. Prej këtyre 10  raste janë tablo-klinike klasike të gripit, kurse nga këto me laborator të konfirmuar me grip janë pesë raste. Gjendja e përgjithshme e këtyre të sëmurëve për fat është më e mirë, po edhe kujdesi ka qenë në nivelin e duhur mjekësor”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij gjendja shëndetësore e dy prej pacientëve është më e rënduar.

“Dy pacientë kanë qenë në gjendje shëndetësore më të rënduar. Por, gjendja e tyre shëndetësore është në përmirësim, ani se të njëjtët gjenden në mjekimin intensiv. Por, gjatë këtyre ditëve gjendja e tyre po shënon një trend të  përmirësimit intensiv. Ata kanë qenë në rrezik për jetën dhe janë trajtuar me terapi emergjente”, ka thënë Ramadani për Express

Sipas tij, nga këto 20 raste ambulatore të pacientëve me grip, 10 kanë qenë fëmijë të cilët kanë marrë trajtimin e duhur. Doktori Hamdi Ramadani shpjegon edhe për simptomat e gripit.

“Sëmundja e gripit i atakon kryesisht indet mushkërore ose pulmonare. Nëse personi është pa imunitet, i sëmurë më herët, atëherë sëmundja është shumë agresive dhe e rëndë. Gripi po manifestohet me vjellje, barkqitje, me dhembje të fuqishme të nyjave.”, thotë doktori.

Hiç më mirë sa i përket virozës gripore nuk qëndron as Klinika e Pediatrisë në QKUK.  Doktoresha në këtë klinikë, Arbnore Batalli-Këpuska, njofton se ditët e fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve të fëmijëve të prekur nga viroza stinore. Ajo thotë se në baza ditore emergjencën e kësaj klinikë e vizitojnë mbi 100 fëmijë. Prej tyre rreth 20 ndalen për trajtim të mëtejmë.

Numri i madh i fëmijëve dhe mungesa e kapaciteteve në Pediatrinë e QKUK’së sjell madje edhe situatën që nga dy fëmijë të shtrihen në krevatet e kësaj klinike për t’i vazhduar terapitë.

“Fluksi i pacientëve është i madh dhe shpesh herë dy raste janë në një shtrat. Në bazë të vizitave, gjatë një fluksi të madh kemi përafërsisht 100 vizita në repartin e emergjencës në Klinikën e Pediatrisë”, thotë ajo.

Përndryshe, nga 1 tetori i vitit të kaluar e deri tani, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 15 mijë e 737 raste të dyshimta me grip (ILI), 2 mijë e 329 raste të tjera me simptoma të Infeksionit Respirator Akut, si dhe 36 raste SARI, sëmundje e rëndë respiratore  akute. Me viroza gripale po kanë probleme edhe fëmijët. Në Pediatrinë e QKUK’së çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore mbi 100 fëmijë, prej tyre rreth 20 ndalen për trajtim. Përveç kësaj, kjo klinikë po ballafaqohet edhe me mungesë të barnave, madje edhe të atyre të listës esenciale. Aty ndodh që edhe nga dy fëmijë të shtrihen në një shtrat gjatë qëndrimit dhe trajtimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img