13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pasi Haradinajt nuk ia dhanë vizën, në Uashington e zëvendëson Jevtiq

Dalibor Jevtiq, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe ministër për Komunitete e Kthim, ka marrë ftesën për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, që do të mbahen më 8 shkurt në Washington.
Siç njofton gazeta e Beogradit ”veçernje novosti” duke u thirrur në shërbimin për medie të Ministrisë që e udhëheq Jevtiq, zëvendëskryeministri i Kosovës në SHBA do të shkojë me bashkëshorten Milena.

Atje ai do të qëndrojë disa ditë dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë në State Departament, Kongres dhe Senat.

Të përkujtojmë, kryeministrit Ramush Haradanaj i është refuzuar dhënia e vizës dhe udhëtimi për në SHBA.

Haradinaj është ende në pritje të përgjigjes për vizën, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Së paku kështu kishin thënë nga Zyra e tij kur treguan se kreyministri nuk arriti ta marrë vizën për një vizitë zyrtare që e kishte në shtetin e Iowas.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img