Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit të pezullohen deri më datën 20 shkurt.
Këtë gjë e ka bërë të ditur monitoruesi i Kuvendit të Kosovës, nga KDI, Albert Krasniqi.
Ndër të tjerash Krasniqi ka shkruar për marrjen e vendimit që iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale të dërgohet në Qeveri.
Ky është postimi i plotë:
Kuvendi procedon me dy iniciativa per shfuqizimin e Ligjit per Gjykaten Speciale
E para, iniciativa ligjore e deputeteve per shfuqizim te ligjit dergohet per mendim ne Qeveri.
E dyta, peticioni i OVL-ve procedohet si iniciative qytetare per shfuqizim te ligjit ne Komisionin per Peticione te Kuvendit.
Vendimet e Kryesise ishin unanime, pra te te gjithe anetareve prezent.
Ne nderkohe, Kryesia vendosi qe te gjitha vizitat e deputeteve jashte vendit te pezullohen deri me 20 shkurt.