Pesë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeu kundër Real Betis dhe tani është lavdëruar nga trajneri i Barcelonës.
Lionel Messi është “lojtari më i mirë që ekziston dhe do të njohë ndonjëherë bota e futbollit”, thotë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi dy gola në fitoren 5:0 të Barcelonës në La Liga të dielën. Messi shkoi në 19 finalizime në La Liga, 13 më shumë se rivali i dikurshëm, Cristiano Ronaldo.
“Duhet ta shijoni magjinë e tij”, tha Valverde, “Kemi qenë në gjendje të jetojmë në epokën e tij”.
“Kam vuajtur shumë prej tij dhe e di se si është. Tani mund të shijoj gjithçka”.
“Është speciale ta shikosh çdo ditë. Ai është lojtari më i mirë që ekziston dhe që ka ekzistuar ndonjëherë”, s uhpreh më tej Valverde.