7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Liburn Aliu harron që Albin Kurti është i vetëm në garë

Njeriu më i afërt i Kurtit, Liburn Aliu, thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme ka thyer rekordet, anise në internet ka shpërthyer gallatë e madhe për këto zgjedhje. Thotë se për ta parë gjendjen ka dal vet në terren duke i inspektuar qendrat e votimit.

Liburn Aliu, deputet i Vetëvendosjes, ka treguar se procesi i votimit për Kryetar të Partisë po përcillet me pjesëmarrje të madhe të votuesve. Ka thënë se po tejkalon çdo votim që është mbajtur më herët për të njëjtin qëllim.

Por, Aliu, duket se ka harruar se në garë për Kryetar është vetëm një person dhe votuesit s’kanë mundësi të zgjedhin por të votojnë vetëm një person. Normalisht, vota e tyre mund të jetë pro, kundër apo abstenim.

“Nga vizitat që jam duke bërë gjithandej nëpër vendvotime dhe nga informatat që po më vijnë nga qendrat e LVV, nga shifrat e daljeve në votime deri më tani është tejkaluar cilido votim i brendshëm në Lëvizje”, ka thënë Aliu.

Me këtë rast, njeriu më i afërt i Kurtit, ka thënë se me këtë votim po hapen rrugët e reformave në parti.

“Reformës së shumëkërkuar organizative po i hapet rruga”, ka shkruar Aliu në Fb.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur përqeshjet për atë se zyrtarët e Vetëvendosjes po bëjnë thirrje për të votuar për një person.

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se demokraci e jo mahi është kur anëtarët e partisë kanë vetëm një kandidat për Shef partie.
“Një anëtar, një votë, një kandidat! Demokraci se jo mahi!”, ka ironizuar Pallaska.

Thirrjes së Aliut dhe më herët të Albin Kurtit nuk u janë përgjigjur anëtarët e grupit të Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit.

Në votime s’ka dalë as Visar Ymeri, ish-Kryetar i Vetëvendosjes.

Ymeri bashkë me zyrtarët e tjerë të dorëhequr të Vetëvendosjes do të formojnë parti politike, ka paralajmëruar Adriatik Kelmendi, gazetar dhe autori i emisionit “Rubikon”.

Deri tash asnjëri prej tyre nuk ka dalë të votojë. Në fakt, në zgjedhjet partiake kandidon vetëm Albin Kurti për Shef të Partisë, njësojë qysh kishte ndodhur para tre vitesh kur ishte votuar për Visar Ymerin.

Në gjithë këtë situatë, Albin Kurti, kandidati i vetëm për Shef të Partisë, u ka bërë thirrje të dorëhequrve të votojnë.

Madje, kohë më parë, Kurti kishte kërkuar rikthimin e tyre në Parti. Kishte premtuar se nuk do të hakmerrej ndaj tyre.

Por, Visar Ymeri, ishte përgjigjur negativisht Kurtit. Kishte thënë se Albin Kurti nuk po pranon gabimet. E ka akuzuar se nuk është distancuar nga linçuesit derisa ka deklaruar se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.

Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK’ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img