2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

PDK e përjashton asambleisten Donjeta Jakupi, pasi votoi kandidatin e LDK-së

Donjeta Jakupi është përjashtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë.

Asambleistja në fjalë ka votuar në kundërshtim me qëndrimin e Grupit të këshilltarëve të PDK’së në Kuvendin Komunal të Podujevës, derisa ka votuar për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryesues të Kuvendit Komunal të Podujevës, Fatmir Gashi.

Indeksonline ka raportuar gjatë ditës se Grupi i këshilltarëve të PDK’së, ka kërcënuar kryesinë e degës në Podujevë me largim nga përfaqësimi i kësaj partie, në rast se nuk e shkarkon znj. Jakupi e cila në momentin e fundit, nxorri nga kriza e numrave LDK’në Podujeve, duke thyer qëndrimin politik të grupit dhe kundër vullnetit të elektoratit opozitar në Podujevë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img