10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ambasadori holandez: Vuçiq, mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin

Edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ku është shprehur shumë i indinjuar për vrasjen e Ivanoviqit duke thënë se ai ishte ndër të paktët që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuciqi.

“Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë.

Ju lutem, Zotëri Vuçiq, mos derdhni lot krokodili, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës” kishte shkruar ai në këtë postim.

Ai tha se Vuciqi të mos derdh lotë krokodili për vrasjen e Ivanoviqit dhe i ka akuzuar zyrarët serb për reagime falce.

Ndyrshe, Bosch tha se shpreson që FBI të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti.

Postimi i plotë i Robert Bosch në Facebook:

Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë.

Ju lutem, Zotëri Vuçiq, mos derdhni lot krokodili, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

SHBA-të paralajmërua për trazira dhe incidente gjatë javës së kaluar. Shpresojë thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Oliver Ivanoviq, politikani serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptar, së fundi kundërshtar i Qeverisë Serbe, të udhëhequr nga Vuçiq, u vra të martën mbrëma.

Ivanoviq, që konsiderohet si njëri ndër politikanët më të përkrahur dhe më të votuar që nga paslufta në Kosovë, u qëllua për vdekje nga atentatorë të paidentifikuar deri më tani afër zyrës së tij në Mitrovicën Veriore.

Vrasja e Ivanoviq ka thelluar krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb ka anuluar vazhdimin e dialogut, që pritej të vazhdonte të martën pas një viti pauzë. Në anën tjetër autoritetet në Kosovë kanë premtuar që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje dhe të gjejnë e autorëve të këtij krimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img