3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Deputetët që mbështesin shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do të kenë pasoja

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, përmes një konference për media ka thënë se deputetët që mbështesin nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike.
Ai ka thënë se SHBA do të bëjë gjithçka që Gjykata Speciale ta përfundojë mandatin e saj.

“Jam këtu për të folur për përkushtimin e Kosovës në emër të drejtësisë. Ky është një kërcënim për Gjykatën Speciale. Me lejoni të jem i qartë deputetët që e mbështesin këtë nismë do t’iu nënshtrohen pasojave specifike. SHBA do të bëjë gjithçka që gjykata të përfundojë mandatin e saj”, ka thënë Delawie, raporton lajmi.net.

Ambasadori Delawie ka thënë se individët duhet të sillen para drejtësisë, dhe sipas tij, Gjykata Speciale nuk është formuar për një grup etnik, por për drejtësi për viktimat.

“Kosova duhet ta mbyll këtë kapitull. SHBA kanë investuar shumë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, prandaj jam duke thirrur qytetarët e Kosovës që t’iu thërrasin politikanëve. A dëshironi që Kosova të jetë një vend ku kriminelet nuk paguajnë për krimet që kanë bërë dhe dëmet që kanë shkaktuar. A dëshironi që Kosova të jetë shtet jashtë BE-së? SHBA është këtu të punojë me ju dhe t’iu ndihmojë. Përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale tregon interesat vetanake te disa individëve, andaj do të iu nënshtrohen pasojave. Ata e dinë mirë këtë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img