7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane në Prishtinë fillon procesimin e aplikimeve për të gjitha vizat emigruese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se nga muaji janar 2018, do të fillojë me procesimin e aplikimeve për të gjitha vizat emigruese (IV) për banorët e Kosovës.

Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e vizave emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni.

“Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka për qëllim që të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ajo ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë. Vizat Emigruese janë për qytetarët të cilët dëshirojnë të jetojnë përherë në Shtetet e Bashkuara. Vizat Emigruese janë hapi i parë për t’u bërë banor i përhershëm i ligjshëm, apo për t’u pajisur me kartën e gjelbër (green card)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Megjithëse ekzistojnë shumë lloje të vizave emigruese, shumica e emigrantëve pajisen me viza në bazë të kategorisë së familjes, apo të punësimit.

Për të qenë të pranueshëm për të aplikuar për vizë emigruese, qytetari i huaj duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan i afërm i ngushtë, ose i afërm i ngushtë rezident i përhershëm i ligjshëm, ose nga një punëdhënës i ardhshëm.

“Sponsori fillon procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimi për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Pas aprovimit të peticionit, aplikuesit do të njoftohen rreth datës së terminit të tyre në një Ambasadë të SHBA-ve jashtë shtetit. Me aprovimin e Vizës Emigruese, ata mund ta përdorin atë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img