Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK, se pas datës 1 Shkurt 2018 do të publikojë listat e borxhlinjve.
ATK, inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimore, me që pas datës së lartë cekur, do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor.
“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve”, bën të ditur ATK në njoftimin e saj.