Largimi i Neymarit verën e kaluar shkaktoi panik në Barcelonë, dhe druajtjet në kampin katalan u rriten edhe më shumë pak ditë më vonë nga humbja në Super Kupën e Spanjës ndaj Real Madridit.
Megjithatë, pesë muaj më vonë, askujt nuk po i mungon më ylli brazilian.
Në fillim gjithçka sugjeronte për një sezon dramatik për katalanët, por realiteti është krejt tjetër.
Performancat e Lionel Messit dhe Luis Suarezit kanë qenë të njëjta si në kohën kur Neymari ishte në skuadër.
Messi dhe Suarez i kanë shënuar 30 gola së bashku në pjesën e parë të sezonit të kaluar, po aq sa në këtë pjesë të parë të këtij sezoni dhe gjashtë më shumë se në të njëjtën kohë dy sezone më parë.
E gola e shënuara dikur nga Neymari, këtë sezon po vijnë nga bashkëkombësi i tij: Paulinho.
Në fakt, Paulinho i ka shënuar tetë gola deri më tani në ligë, pesë më shumë se Neymari në një njëjtën periudhë sezonin e kaluar.
Dhe sikur mos të mjaftonte, Jordi Alba është treguar një burim i vazhdueshëm i asisteve, diçka që nuk do të ishte e mundur me Neymarin para tij në anën e majtë.