Kolegia nga partia dhe bashkëpunëtorja e Oliver Ivanoviqit, Ksenija Bozoviq, thotë se askush nuk i ka dëgjuar të shtënat kur është vrarë Ivanoviqi dhe ka shtuar se e ka gjetur para zyrave të partisë fqinjja e cila ishte duke u kthyer nga shitorja.
“Përgatitesha të shkoj në punë. Sekretarja ishte në zyrë. E ka gjetur fqinja e parë e cila kishte dalë të blejë bukë dhe kthehej nga shitorja. E ka parë të shtrirë para zyrës”, ka thënë Bozoviq.
Pastaj, siç thotë, fqinja e ka lajmëruar sekretaren e cila e ka thirrur emergjencën.
“Gjithçka kishte ndodhur për dy, tre minuta. Nuk janë dëgjuar të shtënat… nëse janë katër, pesë plumba në të, janë gjetur tre gëzhoja”, ka thënë ajo.
E pyetur a ka pasur kërcënime për Ivanoviqin, Bozoviqi ka thënë se bashkëpunëtorët e tij nuk kanë ditur për këtë dhe se ai ishte njeriu, i cili i mbronte të tjerët dhe se kurrë nuk ankohej.
“Asgjë nuk kemi ditur, por se vetë situata si është zhvilluar, burgu, pastaj lirimi nga burgu, zgjedhjet… Në mes dite ta qëllosh njeriun i cili ishte nisur në punë. Njerëzit janë të shqetësuar. Nuk di se çfarë të them”, ka thënë Bozoviq.