-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Miqësia e Kosovës me SHBA-të e përjetshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme dhe se Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre.
\”Javën e ardhshme vjen Zëvendës-Presidenti Biden në Republikën e Kosovës. Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në ëashington\”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme. Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img