8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Nëse ekziston edhe një mundësi e përbashkët, do e shfrytëzojmë

Shpend Ahmeti bashkë me deputetin Glauk Konjufca kanë folur para gazetarëve për diskutimet që po ndodhin brenda takimit në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti është shprehur se nëse ekziston të paktën edhe një mundësi, Vetëvendosje do e shfrytëzojë atë dhe do vazhdojë së bashku.

Ai ka kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve dhe publikut që të kenë durim dhe të presin se ku do të çojnë këto diskutime. Ndryshe, ai takimin e ka quajtur të “sinqertë”.

“Patëm një diskutim të sinqertë. Nuk jam i lumtur, por besoj në qëllimin e sinqertë të secilit edhe të Visarit e Albinit. Mundet me pasë edhe mospajtime por idea është që të vazhdojmë bashkë. Në qoftëse ka edhe pak për një mundësi të përbashkët, do e shfrytëzojmë. Iu kishim lutë edhe juve edhe publikun që të shohim nëse këto diskutime do çojnë në rezultate”, ka thënë Ahmeti.

Sa i përket qëndrimeve të Vetëvendosjes si Grup Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, sidomos për çështjet si Gjykata Speciale dhe Demarkacioni, Konjufca ka thënë se pret që të kenë qëndrime të dakorduara dhe të harmonizuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img