1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Gjykata Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare pa u vendosur drejtësia për Reçakun si dhe për masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Veseli sot gjatë vizitës në kompleksin përkujtimor në Reçak tha se sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që duhet të fitohet sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë.

“Nuk ka drejtësi ndërkombëtare aty ku synohet të vendoset barazimi në mes agresorit dhe viktimës. Nuk ka drejtësi aty ku tentohet të vendoset barazimi në mes një ushtrie gjenocidale dhe një lëvizje çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet unike në pastërtinë e kauzës dhe luftës së saj. Çdo përpjekje që përmes Gjykatave të deformohet karakteri i saj, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë ne. Tanimë para nesh kemi një sfidë të pashmangshme, por të tejkalueshme. Sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë, sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, ka deklaruar Kryeparlamentari Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img