12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët kërkojnë rekomandim për Kuvendin që të mos votohet Demarkacioni

Disa nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në mbledhjen ku po shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, kanë kërkuar që kuvendit t’i bëhet një rekomandim që kjo marrëveshje të mos votohet.
Visar Ymeri dhe Aida Dëgruti nga Vetëvendosje, Zafir Berisha nga Nisma si dhe Time Kadrijaj nga AAK, kanë kërkuar që të bëhet ky rekomandim, njofton Klan Kosova.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të jepet rekomandim i cili mund të detyronte deputetët të votonin pro apo kundër.

Zafir Berisha i Nismës ka thënë se komisioni tashmë ka kaluar kompetencat e veta dhe i ka kërkuar që të rekomandojnë votë kundër.

“Kjo temë është trajtuar aq shumë sa është vërtetuar se komisioni Meha ka kaluar kompetencat. Unë propozoj që komisioni të rekomandoj votë kundër në seancë”, tha ai

Doruntinë Maloku nga LDK tha se nuk duhet të ketë fare rekomandim.
“Ne duhet t’ia procedojmë kryesisë pa rekomandim kur ta shohim se po hetohet edhe nga prokuroria. Unë jam që të mos ketë rekomandim”, tha ajo.

Elmi Reçica ng PDK, ka thënë se komisioni Meha nuk ka sjellë asnjë të re. Ka thënë se tani duhet të vendos kryesia.

“Sa kemi pa në raportimin e fundit komisioni i ri nuk ka sjellë fakte siç kanë trumbetuar. Në këtë situatë është që të votoheshin rekomandimet që të votohet marrëveshja. Por meqë nuk kemi pajtueshmëri më mirë është të shkohet në kryesi e të vendosë kryesia”, tha ai.

Aida Dërguti nga VV përkrah mendimet e Ymerit e Berishës.

“Kjo çështje që është diskutuar shumë gjatë e keni të qarë se të gjithë keni qëndrim rreth kësaj. Do të duhej të shkonte me rekomandim në kryesi. Është e qartë se komisioni Meha ka kalu kompetencat”, tha ajo.

Vjosa Osmani e LDK-së, tha se gjithçka duhet sqaruar nga prokuroria, nëse ka pasë apo jo falsifikime të hartave.

“Po flas sa i përket çështjes së hetimeve e prokurorisë. Nëse prokuroria sqaron se nuk ka pasur falsifikim dihet se cili raport bie poshtë. Pra gjithçka do të sqarohet nga prokuroria nëse ka pasur ose jo falsifikim të hartave. Unë kam shpresa që mund të ketë përgjigje para se marrëveshja të diskutohet në Kuvend”, tha ajo.

Pas shqyrtimit nga ky komision, marrëveshja proceduralisht duhet të shkojë në Kryesinë e Kuvendit si propozim për të hyrë në rend dite në seancë plenare dhe pas shqyrtimit Kryesia vendos se në cilën seancë e fut në rend dite Marrëveshjen për Demarkacion.

Kujtojmë që kjo marrëveshje bashkë me raportin e ri të Komisionit Shtetëror, në krye me Shpejtim Bulliqin u dërgua në Kuvend në fillim të muajit dhjetor.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img