9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria autorizon policinë për intervistimin e Bajrush Morinës

Prokuroria Speciale në mesditë autorizoi policinë për dëgjimin e Bajrush Morinës. Në mesditë Prokuroria Speciale e ka autorizuar policinë për dëgjimin e gazetarit Bajrush Morina, pasi ai shkroi në Facebook rreth asaj se kush e ka vrarë Enver Malokun në vitin 1999.

Lajmin për autorizimin e policisë që ta dëgjojë Morinën, e bëri të ditur për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku.

“Sot rreth orës 12:00 e kemi aurorizu Drejtorinë e Krimeve te Randa në Prishtinë për dëgjimin e Bajrush Morinës”, tha Millaku.

Dje Morina, në ditën kur u shënua 19 vjetori i vrasjes së Enver Malokut shkroi se do të dëshironte ta shihte një deputet të Kuvendit të Kosovës të shkonte drejt speciales.

“Ne përvjetorin e 19 të vrasjes së intelektualit te guximshëm Enver Malokut, kisha dashtë me i pa me duar lidhur e te nisur për ne Speciale, një deputet te Kuvendit te Kosovës dhe bashkëshorten e tij!”, ka shkruar gazetari Bajrush Morina në profilin e tij në “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img