Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka prezantuar para kabinetit qeveritar këtë propozim vendim dhe qëllimin e themelimit të këtij bordi.
Bordi Këshillëdhënës do të jetë në këtë përbërje:
- Izedin Bytyqi-MPMS,
- Hysnije Maloku- MF,
- Rexhep Bllaca-MTI,
- Veton Alihajdari-MASHT,
- Veton Firzi-MKRS,
- Lah Nitaj-Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
- Avni Ajdini -BSPK,
- Safet Gerxhaliu-OEK,
- Sazan Ibrahimi-Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Qendrat për Punë Sociale në komunat e Republikës së Kosovës caktohen si institucione përgjegjëse për vlerësimin e kategorive sociale që do të lirohen nga pagesa e premiumeve dhe bashkë pagesave, nëse identifikohen si të varfra sipas kritereve të Testit të Varfërisë.