9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Si është gjendja me grip në Kosovë, flet Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dërguar një raport për media ku jep informata në lidhje me gripin sezonal.

Sipas ISHKP-së aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e rritjes së rasteve ekziston.

“Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor pos masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor i të gjitha grupeve të rrezikut”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

 Sipas IKSHP-së nga 1 tetori ( java  e 40 –të)  deri më 7 janar,  2018 (java e1-rë), në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 15.737 raste  të  dyshimta  në  grip (ILI)  2329 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 36 raste SARI (Sëmundje e Rëndë Respiratore  Akute).

Rastet  raportohen  nga  të gjitha  komunat  e  Kosovës me përjashtim  të komunave  me  popullatë serbe.

Numër më i madh i rasteve sipas IKSHP-së  raportohet  nga  komuna  e Prishtinës, Prizrenit  dhe Podujevës por  asnjëra  nuk  e kalon pragun epidemik.

Gjatë javës së parë 1 – 7 janar  janë raportuar  1609  raste ILI, 193 raste  ARI dhe 5 raste SARI.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit- IKSHPK  deri  më 10 janar   2017  janë testuar gjithsej 40 mostra të dyshimta në grip. Prej tyre 7 mostra  kanë  rezultuar pozitive:  1 mostër ka  rezultuar  pozitive  në  Influencën A(H1), 5 mostra në Influenca A  dhe  1 mostër  Influenca B.

Gjithashtu janë testuar  edhe dy  mostra në virus  të tjerë respirator  të cilat kanë rezultuar  negative.

Në  Klinikën Infektive, Klinikën e  Pediatrisë  dhe spitalet  rajonale gjatë javë së 1-rë (01-07 janar 2018) janë hospitalizuar 3 raste me status gripal dhe 3 raste me   Bronchopneumonia  dhe  Pneumonia  (ARI).

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.

Paraqitje e sëmundjes është e obliguar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse nr. 02-L-109 andaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë obligim që ta paraqesin sëmundjen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës  po përcjellin me vëmendje shfaqjen e virusit A(H3N2) në hemisferën jugore (Australi) dhe po përhapet edhe në Europë, e që bënë pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm, por që mund të shkaktojë komplikime të rënda të sistemit respirator, sidomos te personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar nga sëmundjet kronike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A(H3N2) dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës epidemiologjke do të informoheni me kohë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img