Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizës Vetëvendosje. Sekretari Organizativë i VV-së Ismail Kurteshi pasi ka përfunduar mbledhja ka thënë shkurtë se në këtë mbledhje VV ka marrë dy vendime lidhur me përkrahjen e letrës së 82 aktivistëve dhe përkrahjen e rikthimit në kryesi të Albulena Haxhiut.
“Ju njoftoj që kryesia e VV ka përfunduar mbledhjen e saj dhe ka marrë këto vendime: ne e përkrahim letrën e 82 aktivistëve të VV nga diaspora dhe e cila është publikuar, por që nuk e kam ndermen të flas këtu dhe kryesia e ka mirëpritur rikthimin e anëtares së kryesisë Albulena Haxhiut e cila kishte dhënë dorëheqje para disa muajve”, ka thënë shkurt Kurteshi duke mos pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.