6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova ndihmoi Haitin, por jo dhe Hasanbegun!

Qeveria e Kosovës vite më parë kishte ndihmuar me 50 mijë euro Haitin pas një tërmeti shkatërrues, por ende nuk e ka ndarë asnjë cent për Hasanbegun e Shkupit, ku nga vërshimet kanë humbur jetën 22 qytetarë, si dhe janë shkatërruar shumë shtëpi.
Qeveria e Kosovës në vitin 2010 kishte ndarë 50 mijë euro për ta ndihmuar shtetin e largët të Haitit, pak ditë pasi ishte goditur nga një tërmet shkatërrues. Edhe në vitin 2012 kur një tërmet e kishte goditur Italinë, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 20 mijë euro.
Por, një javë pasi një stuhi e fuqishme natyrore ka goditur Hasanbegun e Shkupit, ku kanë humbur jetën 22 qytetarë dhe janë shkatërruar shumë shtëpi, ekzekutivi i vendit nuk e ka ndarë asnjë cent për bashkëkombësit që jetojnë në Shkup, derisa Qeveria e Shqipërisë gati që një javë ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh.

Banorët e Hasanbegut janë lënë në mes të baltës e mbeturinave që solli stuhia. Ekzekutivi kosovar deri më tani është mjaftuar që të deklarohet përmes një komunikate se me shqetësim dhe me dhimbje e përcjell situatën e përmbytjeve në Maqedoni, shkruan gazeta “Zëri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img