7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

BE: Ura e Mitrovicës, simbol i normalizimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dhënë detaje lidhur me punimet ndërtimore në urën e Mitrovicës, të cilat fillojnë sot. Sipas zyrës së BE-së, rivitalizimi i urës do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej.
Zyra e BE-së nëpërmjet një komunikate, thotë se puna ndërtimore në urë do të fillojë sot në mëngjes në orën 10:00 duke iu qasur vend punimit përmes rrugës në pjesën jugore.
“Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015. Bashkë me të dy kryetarët e komunave, një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt thuhet në komunikatë.

Punimet në këtë urë po fillojnë pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit, Marko Gjuriq, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë, lidhur me urën në Mitrovicë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img