-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Flluska Bitcoin dhe piramida shqiptare e ‘97-së

Bitcoin aktualisht është tema më e nxehtë. Njerëz që nuk kanë lidhje me financat pyesnin se çfarë po ndodh. Shpesh, përgjigjja që përmbante shkallën më të lartë të sigurisë erdhi nga njerëz që deri atëherë kishin treguar pak interes për të investuar.

Është e zakonshme. Flluskave financiare, fundi ka të ngjarë t’u afrohet më shumë kur amatorët bëhen ekspertë. Diçka e ngjashme ka ndodhur në fund të viteve 1920-ta, me një ndryshim të rëndësishëm. Aksionet mund të kenë qenë të mbivlerësuara, por pothuajse të gjitha kompanitë aksionere ishin fitimprurëse.

Përkundrazi, sot pak gjëra thelbësore mbështesin vlerën e monedhave elektronike. Thuhen histori se monedhat kombëtare do të humbasin vlerën e tyre në të ardhmen dhe rrjetet kompjuterike do të vazhdojnë të ekzistojnë. Atëherë njerëzit që do të kërkojnë me dëshpërim një monedhë të fortë do të kthehen në eliksirin e sigurisë të kriptovalutave. Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale do të jenë me vlerë të madhe, aq të lartë sa që çmimi nuk jetë i tepruar. Ky mund të jetë justifikimi më i keq për një investim që nga koha e “Piramidave” shqiptare të 1996-së.

Në atë kohë në Shqipëri “fondet e investimeve” premtonin 30 për qind fitime në muaj. Kjo ishte skema klasike piramidale që vazhdoi për aq kohë sa kishte të holla të mjaftueshme për t’u kthyer paratë atyre që dëshironin të realizonin fitimet e tyre. Brenda disa muajsh këto “fonde” kishin thithur thuajse gjysmën e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë dhe kur plasi “flluska” në vitin 1997, sipas llogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, PBB ra me 11 për qind, ndërsa ekonomisë iu deshtë pesë vite që të shërohet plotësisht.

Investitorët shqiptarë sigurisht ishin lakmitarë dhe budallenj. Megjithatë, pas 40 viteve të izolimit dhe të sundimit komunist, shqiptarëve mund t’u falet që nuk e kuptonin funksionimin e tregjeve. Ata që blejnë Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale duhet të turpërohen më shumë. Natyrisht, ata nuk janë të dëshpëruar apo të varfër dhe çfarëdolloj injorancë e tyre është e qëllimshme.

Me një hulumtim të vogël, blerësit potencial mund të shohin se tregu i kriptomonedhave është ëndrra e atyre që nxisin skemat piramidale. Pothuajse askush nuk shet dhe blerësit e rinj nuk janë të interesuar në çmim. Sot ekzistojnë dy dallime midis Shqipërisë dhe botës së kriptovalutave.

Së pari, mania aktuale ka krijuar një kompleks transaksionesh, të cilat pothuajse nuk mund të imagjinoheshin shitësit e Tiranës.

Së dyti, fatmirësisht, rënia e kriptovalutave sot do të jetë shumë më pak e dëmshme. Vlera totale e 30 monedhave më të supozuara dje ishte mbi 700 miliardë dollarë ose më pak se 1 për qind e PBB-së në botë.

Rritja e shpejtë e vlerës së kriptovalutave do të thotë se kreditë e dhëna për të garantuar këto asete thelbësore pa vlerë do të jetë shumë më e ulët se vlera e tyre nominale. Kur çmimet e produkteve financiare bien, janë kreditë e këqija që shkaktojnë dëmin më të madh. Megjithatë, kjo histori ofron një provë tjetër se financimi i tregut ka dështuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img