Shkruar nga Xhevdet Smakiqi
Duke zbatuar saktë nenet 2, 20 dhe 22, 375 nenin 409 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës
Duke përdorur si prova saktë qëllimin dhe motivet e deputetëve, rrethanat faktike përshkrimin e fushëveprimit të përgjegjsive të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
E në veçanti mungesën e pasojës do me thënë nuk ekziston viktima te përsonat fizik edhe sikur të ekzistonte do te ishte aksidentale, çdo lëndim, sepse përsoni juridik shteti nuk mund të definohet si viktimë pasiqe i mungon trupi fizik dhe shendeti.
Gjithashtu mungon lidhja shkakore midis veprimit dhe pasojës shih nenin 20 te Kodit Penal.
Logjika juridike penale përkufzimi i elemtenteve te vepres penale në Kodin Penal sipas nenit 375 dhe 409 nuk lejon intepretimin e analogjisë shih nenin 2 pargrafin 3 te Kodit Penal , për ta deshifruar këtë nuk lejohet analogjia sikur këtë gaz ta kishte hudhur psh; personi pa përgjegjesi të deputetit e qe do te kishte qëllim dhe motiv lëndimin e trupit dhe shendetit te tjetërit dhe sikur te shkaktoheshin pasojat sepse ne mungesë te pasojave as ndaj kryesit te zakoneshem nuk te përmbusheshin elementet e vepres penale në mungesë te pasojave
Nga se u theksua me lartë une si jurist do te kisha nxjerrur këtë:
A K T GJ Y K I M
Deputetetet e Kuvendit të Republikes së Kosovës LIROHEN nga akuza e ngarkuar nga prokurori i shtetit , në mungesë te pasojave / viktimës me veprimet e tyre, gjithashtu mungojne qëllimet dashja dhe motivet qe të dëmtohet shendeti apo trupi i përsonave tjerë me rastin e hudhjes se gazit në senacat plenare.
Gjykata veprimet e deputetëve i cilëson si metoda të sjelljes politike paralamentare te protestes sipas bindjeve politike përkitazi me dy marrveshjet ndërkombëtare qe ishin në procedurë te ratifimimit në Kuvendin e Kosovës.
Andaj hudhet poshtë aktakuza si e pa bazuar.
Xh.S