4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I PËRFSHIRI NË AKUZAT PËR SHITJE PROVIMESH EMËROHET KËSHILLTAR POLITIK NË QEVERI

Qeveria e Kosovës është “pasuruar” edhe me një këshilltarë të ri, që ka pasur probleme me ligjin, përkatësisht është akuzuar se e ka shkelur ligjin.

Arian Janova, i cili nga Gjykata Themelore e Prishtinës ishte dënuar me 8 muaj burg nga gjykimi në  rastin e ish-studentëve dhe ish-asistentëve për marrje ryshfeti në regjistrimin e studentëve të UP-së, por që ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për shkak se Janova dhe të tjerët nuk kanë pasur pozita udhëheqëse në UP e rrjedhimisht nuk kanë mundur të ndikojnë, ka marrë pozitë në Qeveri.

Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër punëtor qeverie, Pajtim Kleçka që sipas të dhënave në Facebook, punon në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ai ka postuar një fotografi së bashku me Janovën dhe Valmir Gashin, duke i prezantuar si “këshilltarë politik të Qeverisë” por nuk është specifikuar në cilën ministri këshillojnë ata.

Vet Janova nuk ka bërë publike asgjë në profilin e tij, por duket se ka filluar punë si këshilltar politik, tash e ca kohë.

Janova së bashku me disa të tjerë studentë dhe asistentë në UP, ishin dënuar nga shkalla e parë e gjykatës, me akuzën se kanë marrë shuma të parave nga 4 mijë deri në 10 mijë euro për regjistrimin e studentëve në UP në Fakultetin e Mjekësisë, atë të Edukimit etj., si dhe për dhënien e provimeve kryesisht në Fakultetin Ekonomik.

Gjykata kishte dënuar Arian Janovën me tetë muaj burgim dhe gjobë prej 5 mijë eurosh. Janova i cili fillimisht kishte thënë se ka menduar edhe të ikë nga Kosova, ishte shpallur i pafajshëm nga Apeli. Këtë vendim e kishte mirëpritur duke thënë se është vërtetuar se ata nuk kanë pasur pozitë zyrtare gjatë kohës sa ishin student, njëkohësisht nuk është vërtetuar se studentët kanë pasur ndikim tek asnjë person zyrtar të UP-së./Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img