4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Jemi kundër Speciales, Asociacionit dhe Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur votë kundër dhe vazhdon me këtë qëndrim për Gjykatën Speciale, siç vazhdon të jetë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Haradinaj pas një takimi me kryetarin e komunës së Gjakovës, po ashtu ka thënë se projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është në kuvend dhe deputetët mund të vendosin. Megjithëse, tha se pa vendosur për demarkacionin shpejt, nuk çelet një perspektivë tjetër.

“Aleanca ka pasur votë kundër dhe ka për Gjykatën Speciale, ka votë kundër për Bashkësinë e Komunave Serbe në versionin e rrezuar nga Gjykata, ka votë kundër për dhomat e posaçme, ka qenë dhe është, asnjë ndryshim, asnjë befasi, asgjë e re, jo, i vetmi dallim është, kam qenë kundër si opozitë jam kundër edhe në qeverisje, sepse unë s’kam ardhur për përshtatje dhe nuk iu përshtatem. Nuk ka me mundur me mi bërë dikush politikat pos atyre që iu besoj për këtë vend sepse ne vetëm me përshtatje, kemi me përfunduar vetëm si monedhë kusuritese, kurrë s’kemi me mbërri te ajo që duhet me qenë vend i pavarur, sovran për të marrë vendime”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka folur edhe për pushimet dimërore të përfolura në medie që kanë qenë luksoze në Zvicër. Ai tha pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të veta dhe i kanë kushtuar vetëm 7 mijë euro.

“Pushimi, t’iu them të drejtën pare kam për pushim edhe për nja dy a tre, veç kohë s’po kam. Unë kam qenë veç tri netë në pushim, shtatë mijë euro më ka kushtuar, prej parave të mija është paguar, por nuk po dua me hyrë në debat me këto mediat. Unë jam prej atyre që nuk përshtatna shumë, shkelin shumë mina. Pra, ia prishi planet shumë kujt, e di që ma kthejnë në mënyrë të ndryshme, sepse i kanë instrumentet e veta me më goditë. P.sh. vetë me prodhimin e rrymës në Kosovë, Kosova ka fituar mbi 100 milionë euro, ku vetëm gjatë dimrit kemi pasur me importuar mbi 100 milionë dhe me rritë çmimin e energjisë, mirëpo, fakti që ne kemi lëshuar në prodhim edhe një kapacitet, e kemi ulë çmimin e energjisë në krejt regjionin, pra edhe në Serbi, edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi për 30 euro. Andaj, e di që i kam idhnu plot dhe e di që do ta marrë goditje të tilla, mirëpo nuk e kam shumë problem, kënaqem”, ka thà «në Haradianj.

Për vizitën e tij në komunën e Gjakovës, Haradinaj tha se sot kanë biseduar me kryetarin e Gjakovës për shumë tema, për qeverisjen lokale, për nivelin e shërbimeve, për shkallën e transparencës dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Po ashtu, ai tha se kanë biseduar edhe për gjendjen në arsim dhe përgatitjen për testin Pisa që do të mbahet në pranverë.

Ai ka thënë se Gjakova ka perspektivë dhe ka besim të plotë në kryetarin Adrina Gjini për një qeverisje të mirëfilltë. Haradinaj ka premtuar se tash në fillim të këtij viti fillon së ndërtuari autostrada Gjakovë-Klinë, si dhe projekte të tjera infrastrukturore në Gjakovë.

“Kemi biseduar për sipërmarrësit, për sfidat dhe problemet e tyre. Gjakova e ka edhe një specifikë, ka ndodhë në të kaluarën edhe një privatizim që është specifik dhe si rezultat i saj ka një ngecje dhe nuk është definuar më gjendja e kapaciteteve të më hershme ekonomike. Kemi diskutuar edhe për çështjen e zonës ekonomike dhe jemi dakorduar që sa më shpejt që komuna e sjell propozimin, ne me aprovuar këtë si qeveri, kemi folur edhe për të bërit biznes”, ka thënë kryeministri Haradianj.

Ai ka shtuar se vizita të tilla do të bëjë në të gjitha komunat e Kosovës, mirëpo për Gjakovën tha se do ta ketë një vëmendje të posaçme.

Ndërsa, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se vizita e kryeministrit në Gjakovë ka rëndësi të madhe, për faktin se qytetarët e Gjakovës presin të ketë fonde nga Qeveria për zhvillimin e kësaj komune.

 

“Kjo vizitë është tepër rëndësishme për ne dhe për Gjakovën, jo vetëm për shkelmim të mendimeve, mirëpo edhe për bashkërendim sa më të madh të asaj që Gjakova mundet me marr prej Qeverisë së Kosovës, për sa më shumë thithje të fondeve, të cilat për një kohë të gjatë kanë munguar për Gjakovën. Ne do të bëhemi gati për të gjitha ato që na presin, edhe në të njëjtën kohë mund t’ju them se e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit Haradinaj, që qytetarët e Gjakovës I kanë pritur për një kohë të gjatë”, ka thënë kryetari Gjini.

Kryeministri pas takimit me kryetarin ka takuar edhe asamblistët e komunës së Gjakovës, si dhe personalitete nga fusha e sportit, kulturës, biznesit dhe kategorive të lirisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img