-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Reçica: Për veteranët e luftës janë siguruar 100 milionë euro

Për ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mbetet shqetësuese shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e sigurisë dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e punës.

Ministri Skënder Reçica , tha se objektivi kryesor për vitin 2018 është punësimi dhe prioritet i veçantë do t’i kushtohet edhe luftimit të informalitetit të tregut të punës dhe rritjes së kontrollit ndaj punës që bënë Inspektorati i Punës.

Reçica në një intervistë për KosovaPress thotë se vjen nga një subjekt politik me orientim social demokrat, nga Nisma për Kosovën, dhe vazhdimisht janë zotuar se kanë për t’i shtyrë politikat sociale dhe tashmë kjo pikë politike programore është në program të Qeverisë.

Ai shtoi se prioriteti kyç do të jetë punësimi i një anëtari i secilës familje që nuk e ka asnjë të punësuar, ndërsa proriteti i dytë është  vetëpunësimi dhe aftësimi profesional.

“Sipas statistikave bëhet fjalë për 30.2 përqind të popullsisë që janë pa punë. Është një përqindje shumë e lartë, ku prinë rinia, gjinia femërore dhe kjo është shqetësuese për ne. Prandaj, fokusi i ynë për vitin e ardhshëm dhe për vitet pasuese do të jetë rritja e punësimit në vend dhe për këtë jemi zotuar dhe po punojmë çdo ditë. Është një fat i mirë që po e dimë çfarë po dëshirojmë me bërë. I kemi vë vetës fokus që të rrisim punësimin, dhe të zvogëlojmë familjet me kërkesat e tyre për asistencë sociale… (17’19) Ne i kemi vënë vetes detyrë dhe jemi zotuar që brenda mandatit të angazhohemi maksimalisht dhe besojmë që ta arrijmë këtë objektivë, sepse e kemi shumë seriozisht që secila familje që nuk e ka asnjë të punësuar, të paktën ato familje të kenë nga një anëtarë të familjes të punësuar”, ka thënë ministri Reçica.

Ai ndër të tjera ka thënë se me Ligjin e ri të Inspektoratit dhe me Ligjin e  ri të Punës, fokus të veçantë do t’i kushtohet praktikave më të mira që i kanë anëtarët e shteteve të Bashkimit Evropian për sigurinë dhe shëndetin në punë.   Reçica: Do të jem i pakompromis për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve

“Ne synojmë që duke shtuar kontrollin, duke zbatuar urdhëresat administrative, aktet nën ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë, besojë fuqishëm që nuk do t’i kemi rastet sikur që kemi pasur rastet në këtë periudhën kohore që lamë pas. Është shqetësuese, që një familje në mëngjes me nisë me nis anëtarin dërgua në punë dhe ai mos me iu kthyer familjes. Për mua është shqetësimi kryesor ky fakt. Dhe unë zotohem që të gjitha masat dhe  gjithë angazhimi im ka me qenë që Inspektorati i Punës ta ketë rolin çfarë duhet ta ketë, por mbi të gjitha një ushtrim i kontrollit në drejtimin e punës dhe zbatimit të kornizës ligjore që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë. Nuk ka lojë me jetën e njerëzve dhe këto janë pa kompromis. Personalisht jam i pa kompromis, nuk ka lojë me jetën e qytetarit në vendin e punës, është prioritet i prioriteteve”, tha Reçica.   Ministrinë të cilën e drejton ai me një buxhet me mbi 400 milionë euro, Reçica thotë se është një lajm i mirë për të gjitha kategoritë e skemës sociale, duke përfshirë edhe veteranët e luftës, se kanë siguruar buxhet të mjaftueshëm për realizimin e të drejtave të tyre që janë të garantuara me ligj.

Sipas tij, vetëm për veteranët që janë aktualisht mbi 35 mijë, janë siguruar gati 100 milionë euro.

“Aktualisht është mbi 35 mijë(numri i veteranëve), buxheti që ne kemi planifikuar për kompensimin e veteranëve dhe invalidëve është mbi 90 milionë euro për vitin e ardhshëm. Që besoj se do të jetë shuma që do të mjafton për pagesat dhe kompensimet e tyre në bazë të ligjit për përfitimet dhe benificionet e kategorive të dala nga lufta. Mos të harrojmë të theksojmë një gjë, që është një fakt shumë I rëndësishëm,  në Ministri kam gjetur vendime të cilat kanë ndaluar realizimin  të drejtave të këtyre kategorive, madje prej vitit 2011”, ka thënë Reçica.   Ministri i MPMS-së ka folur po ashtu edhe për skemat sociale, i cili vlerësoi se këto kategori përfitojnë pak mjete, të cilat nuk sigurojnë mirëqenie të duhur për qytetarët me nevojë.

“Nën asistencë sociale janë rreth 25 mijë familje, që në numër të qytetarëve kapin rreth 104 mijë qytetarë. Dhe shuma që këto kategori që përfitojnë është nga 75 në 150 euro. Është një shumë që nuk e siguron një mirëqenie çfarë duhet ta ketë një qytetar i vendit. Dhe në këtë asistencë sociale ne kemi dy kategori, kemi familje që nuk e kanë asnjë anëtarë të familjes që është i aftë për punë dhe kemi kategorinë e dytë që të paktën njëri anëtarë i familjes është I aftë për punë, është I regjistruar në zyrat e punësimit dhe si familje e kanë një fëmijë në moshën 5-vjecare”, theksoi ai.

Ministri Reçica ka thënë se për 100 ditë kanë arrit që të punojnë në drejtimin e avancimit të kompensimit për viktimat dhe dhunës seksuale, meqëky proces është zvarritur bukur gjatë.

Ai ka premtuar pasi komisioni t’i kryej procedurën e verifikimit në bazë të kritereve, do të fillohet të bëhen pagesat e para për këtë kategori.    Po ashtu ai ka thënë se Komisioni Mjekësor për verifikimin e shkallës së invaliditetit është themeluar dhe funksionalizuar, dhe ministri beson që shumë shpejt do të trajtohen edhe rastet pas aplikimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img