‘Arritja e Majlindës në Rio 2016 është storia më e mirë e të gjitha kohërave’, kështu kanë thënë gazetarët e huaj, tregon Driton Kuka
Driton Kuka, trajneri i kampiones olimpike, botërore e evropiane në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka folur për Grupin KOHA në Rio të Brazilit.
Ai ka thënë se Majlinda Kelmendi ka dëshmuar që nuk është vetëm kampione e Kosovës, por e gjithë botës. Kuka, gjithashtu, ka treguar se gazetarët e huaj i kanë thënë Kelmendit se është storja më e mirë e suksesit në të gjitha kohërat.
Kuka në fund tha se xhudo duhet të jetë interes kombëtar dhe se autoritetet e kanë lënë sportin mbrapa, duke filluar që nga niveli komunal.