-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë në Kosovë

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani gjatë një konference për media të organizuar lidhur me ditën botërore e rinisë, është shprehur se të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë në Republikën e Kosovës, ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur dhe i vetmi opsion iu mbetet të marrim rrugën e mërgimit.
“Klasa politike duhet t’i ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke iu mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund t’i shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre, sepse sipas tij, rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes”, tha Hasani.
Ai shtoi se rinia është mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është shtresa më e harruar e shoqërisë.
Ndërsa senatorja e KREK-ut, Norita Emini tha se ”institucionet e Kosovës nuk po bëjnë shumë për sigurinë në objekte arsimore dhe universitare.
Nga ana tjeter Senatorja Vesa Agani tha se “Të rinjtë në Kosovë ndihen të diskriminuar që në start të fillimit të karrierës se tyre profesionale, për shkak se konkurset për vende pune kërkojnë se paku një vit përvojë pune. Përderisa në anën tjetër, nuk u jepet mundësia që ta krijojnë këtë përvojë”,
Ndryshe në konferncen e KREK-ut u diskuta për Privatizimin e Pallatit të Rinisë, kriminalitetin e të miturve ,sfida e madhe e të rinjve –Mungesa e liberalizimit të vizave, niveli i papunësisë në Kosovë, përgaditjen e të rinjëve për tregun e punës dhe pjesmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img