Atleti kosovar, Musa Hajdari i ka dhënë fund aventurës së tij në Lojërat Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit.
Kosovari ka qenë fundit në vrapin 800 metra, duke e kaluar për vetëm 1.48.41 sekonda, apo tre sekonda më ngadalë se fituese Ayanleh Souleiman 1.45.48.
Hajdari nuk ka arritur as që të përmirësojë rekordin e tij, të cilin e ka 1.47.50.