2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Edhe drejtorët e Doganave të Kosovës janë milionerë

Institucioni që grumbullon rreth 1 miliardë euro në vit për buxhetin e Kosovës, drejtohet nga zyrtarët që kanë deklaruar pasuri prej qindra mijëra eurove në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shkruan “Zeri.info”.
Madje shumë prej drejtuesve të këtij institucioni i kanë të punësuara edhe bashkëshortet në Dogana.
Kështu drejtori i përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit një shtëpi në vlerë prej 160.000 euro, si dhe një lokal prej 200 metra katror që e ka vlerësuar zero euro. Ai ka tri vetura në vlerë prej 20 mijë euro, përderisa paga e tij mujore është mbi 1500 euro. Rafuna poashtu ka deklaruar 600 euro të hyra nga qiraja e lokalit. Ndërsa bashkëshortja e Rafunës ka deklaruar pagë mujore prej 800 euro.
Bashkim Arifi, udhëheqës i departamentit në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth 500.000 euro, si dhe një veturë që vlenë 9000 euro. Paga e tij mujore është 1100 euro.
Agim Nika, udhëheqës rajonal i Doganës, nuk ka deklaruar patundshmëri në formularët e deklarimit të pasurisë, derisa paga e tij vjetore është mbi 15.000 euro.
Blerim Krasniqi,u.d i drejtorit në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 350.000 euro dhe 24.000 euro para të gatshme në bankat komerciale. Ai ka deklaruar të hyra vjetore prej rreth 30.000 euro bashkë me gruan, e cila poashtu i punon në Dogana.
Bajram Rexha, drejtor në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth gjysmë milioni euro, si dhe rreth 87.000 euro hua që i ka marrë nga disa persona fizik për blerje të patundshmërive. Paga e tij mujore në Dogana është 1300 euro, raporton “Zëri.info”.
Ibrahim Xhaka, udhëheqës departamenti në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 250.000 euro, si dhe vetura në vlerë prej 23.000 euro. Ai ka të hyra mujore prej 2000 euro bashkë me gruan, e cila poashtu i punon në Dogana.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img