Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ky i fundit ka kërkuar nga deputetët që të mos e votojnë demarkaconin.
Shala ka thënë se Ahmeti në vend të zhvillimit, po kontribuon që në Prishtinë të ketë dhunë.
Postimi i plotë i Shalës në Facebook:
“Shpend Ahmeti s’e bëri ‘tubë’ veten tash e tri vjet! Nga larg ‘po flet’ me deputetët e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin e tij! E qeverisja në Prishtine është sfilitur! Nuk dihet kush po udhëheq me Prishtinën! Na janë bërë shumë kryetarë e shumë nënkryetarë. Një gjë dihet, Shpendi, në vend të zhvillimit, po kontribuon që në Prishtinë të ketë dhunë!”, ka shkruar Shala në Facebook.