Filmi i animuar tetёminutësh, hapi programin e filmave tё shkurtёr kombëtarë.
Njё film pёr lakminё, njё tjetёr pёr dashurinё e pamundur, një për videolojёrat dhe botёn virtuale, pёr tё kaluar te njё temё qё trajton traditёn, e krejt nё fund njё rrёfim i shkurtёr lufte, janё pjesё e garёs. “Think Twice” i regjisorit Naser Shillova ndezi ekranin e madh tё “Kino Pllatos” nё kuadёr tё “DokuFest”.
Prezanton tre miq tё cilёt jetojnё nё botёn ku ka vetёm tokё dhe qiell. Ata kёndojnё rrotullohen dhe luajnё sё bashku nё karrige. Por kur njёri prej tyre i vret miqtё dhe mё pas gjen njё vend me plot karrige e kupton se sa i vetmuar ka mbetur dhe se nuk i duhet pushteti./Koha/