-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vjeshta mund ta gjejë Prizrenin me kinema solare

Duke pasur vetëm një furgon dhe duke gjetur një vend të përshtatshëm, Solar World Cinema synon ta zgjerojë bashkëpunimin e tyre edhe me festivalin DokuFest.
Qyteti që ka pasur një problem të madh me fatin e një kinemaje të vënë në syrin e biznesmenëve për privatizim, pret një risi.
Drejtori ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani dhe regjisorja Maureen Prins e paralajmëruan këtë në ditët kur Prizreni është bërë sërish qendër e vëmendjes së artdashësve kosovarë.
Më  shumë  se regjisore, Prins në një konferencë për media foli si themeluese dhe drejtoreshë  ekzekutive e rrjetit “Solar World Cinema” dhe për bashkëpunimin që DokuFest pritet ta jetësojë shumë  shpejt.
“Ne sjellim filma të pashikuar më parë në  vende të pazakonta”, kjo  është  motoja e rrjetit ndërkombëtar të  kinemasë që përdor energjinë solare për të shfaqur filma.
Duke pasur vetëm një furgon dhe duke gjetur një vend të përshtatshëm, Solar World Cinema synon ta zgjerojë bashkëpunimin e tyre edhe me festivalin DokuFest.
“Duke qenë se përdorimin i energjisë solare në Kosovë nuk është ende i përhapur, për neve është  shumë mirë që po sjellim këtë ide në një mënyrë shumë novative, përmes kinemasë”, tha Prins.
Bilibani u shpreh mjaft i entuziazmuar që Kosova do të jetë një nga vendet në hartën e një rrjeti kaq të  gjerë si Solar World Cinema.
“Qëllimi ynë është që ta përdorim filmin si mjet për ndryshime shoqërore. Më anë të këtij projekti ne synojmë që ta ngjallim jetën kulturore në zona të ndryshme, rurale, dhe t’ia kthejmë publikut hapësirën publike”, tha Bilibani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img