-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Turqi: Vazhdojnë demonstratat, pro pushtetit, kundër perëndimit

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turq kanë bërë paralajmërime të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke thënë se po bëjnë gabime të mëdha në reagimet e tyre ndaj grushtshtetit të dështuar të muajit të kaluar në Turqi.
Mijëra njerëz, derisa valëvitnin flamujt e Turqisë janë mbledhur sërish para pallatit presidencial në Ankara më 10 gusht për të dëgjuar Erdoganin, i cili sërish i ka bërë thirrje SHBA-ve që ta ekstradojë klerikun turk, Fetullah Gylen që autoritetet turke e fajësojnë për orekstrimin e puçit.
Gyleni i ka hedhur poshtë akuzat.
“Herët a vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë zgjedhjen. Turqinë apo Gylenin”, i ka thënë Erdogan turmës.
Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ndërkohë i ka thënë agjencisë shtetërore se BE po bën gabim të rëndë duke kritikuar politikat turke.
Retorika e tillë po përdorët vetëm dy ditë pas vizitës në Rusi të presidentit turk dhe takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Shumë vëzhgues spekulojnë se përpos heqjes së sanksioneve ruse që e kanë dëmtuar ekonominë turke, Erdogani me vizitën në Rusi gjithashtu i ka dërguar mesazh perëndimit rreth kritikave që po i jepen masave të ndërmarra nga autoritetet kundër puçistëve të dyshuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img