6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tensionet në kufirin me Malin e Zi, policia thotë se nuk pati incidente

Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të Deçanit së bashku me banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave tjerë kanë shkuar në mënyrë të organizuar në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi.
Mirëpo rrugëtimi i tyre është ndërprerë në gjysmë, pasi që ata i ndaluan të vazhdojnë më tutje policia malazeze.
Së bashku me ta kishin qenë edhe deputetet e AAK-së, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu.

Kadrijaj në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se forcat e njësisë speciale malazeze kanë ndaluar banorët gjë që ka shkaktuar revoltë tek ta.
“Ka qenë një iniciative e banorëve të kësaj zone që të shkonin në kullotat e tyre por u ndaluan nga forcat e Malit të Zi në territorin brenda Kosovës. Ende pa u miratuar marrëveshja me Demarkacionin, policia malazeze veç se ka filluar operimin e saj në territorin e Kosovës. Si pasojë e ndalesës nga policia malazeze qytetarët janë revoltuar dhe kanë bllokuar rrugën me orë të tëra në shenjë pakënaqësie”, ka thënë Kadrijaj.

unnamed (3)

Ajo ka shtuar se numri i banorëve ishte mbi 300 dhe se tashmë janë kthyer nga pjesa ku ishin ndaluar.
“Banorët janë kthyer të qetë me apelin e vetëm për deputetët e Kuvendit që të mos e votojnë Demarkacionin”, ka thënë Kadrijaj.
Ndërkaq konfrontimin e banorëve me policinë malazeze e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Daut Hoxha i ka thënë Telegrafit se nuk ka pasur ndonjë incident.
“Një grup qytetarësh duke përfshirë edhe dy deputete të kuvendit të RKS, me një autobus dhe automjete private pasi kanë kaluar kufirin e Republikës së Kosovës, janë ndaluar nga autoritetet e Malit të zi, nuk është shënuar ndonjë incident, përderisa pas një ndalese aty të njëjtit janë kthyer në territorin e RKS-së”, ka thënë Hoxha.

unnamed (2)

Ndërkaq edhe banorët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, përmes një komunikate për media kanë theksuar se janë ndaluar në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi.
“Kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasi që ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.
Ne në shenjë proteste bllokum rrugën kryesore për orë të tëra, shprehem pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit”, thuhet në komunikatën e tyre.
Ata kanë theksuar se nuk do të pajtohen me marrëveshjen dhe se nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare duke shtuar se veprimet e tyre do të radikalizohen./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img