2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vucic uron Majlinda Kelmendin: Bravo, hallall të qoftë për suksesin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, e ka uruar në mënyrë korrekte olimpisten kosovare.
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.
Megjithëse shumë kush në shtetin serb është munduar ta minimizojë suksesin e xhudistes kosovare, kjo nuk ka ndodhur me kryeministrin serb, Vucic.

“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën”.
“Por, Kosova është në Lojërat Olimpike përkundër faktit se anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara”.
“Iu kam ikur komentimeve të budallallëqeve të analistëve dhe gazetarëve të rrejshëm, të cilët thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”, tha ndër të tjertash Vucic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img