Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Indeksonline se janë marrë gjitha masat e sigurisë për koncertin e sotëm të këngëtares së njohur Dua Lipa, e cila do të këndoj live, në parkun e germisë. Hoxha ka thënë se, policia ka angazhuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë, si dhe për të menaxhuar me situatën e sigurisë dhe të trafikut, që nga fillimi e deri në përfundim të koncertit.
“Policia e Kosovës sa i përket detyrave dhe autorizimeve ligjore nga aspekti i sigurisë ka ndërmarr, të gjitha veprimet e mundshme operacionale dhe koordinuese, duke bashkëpunuar me organizatorët dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë eveniment. Policia ka angazhuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë, si dhe për të menaxhuar me situatën e sigurisë dhe të trafikut, që nga fillimi e deri në përfundim të koncertit”, ka thënë Zëdhënësi Hoxha.
Sipas organizatorëve të ardhurat nga koncerti i Dua Lipes, do të shkojnë për bëmirësi, duke ndihmuar njerëzit në nevojë.