Policia në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandës përgjatë brezit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se sot rreth orës 07:30 në rrugën Debelldeh-Binqë (komuna e Vitisë”, policia ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte shtetasi kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg.
Vlera përgjithshme e mallit të kontrabanduar vlerësohet rreth 15 mijë euro.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti dhe mallrat janë dorëzuar në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Gjilan, njofton tutje policia, raporton Klankosova.tv.