19.7 C
Pristina
spot_img

Berisha: Nëse edhe sot nuk ndryshon situata, s’ka kuptim më të shkohet më në Kuvend

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se mungesa e një marrëveshjeje politike po pengon jo vetëm zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por edhe hapjen e rrugës për formimin e Qeverisë.

“Për mua është shumë me rëndësi me u formu Kuvendi, me u formu kryesia e Kuvendit, për shkak se sa më parë formohet Kuvendi, rrjedhin afatet për formimin e Qeverisë,” ka deklaruar Berisha

Ai ka kritikuar mungesën e progresit në takimet ndërmjet partive politike, duke theksuar se pavarësisht diskutimeve të shumta, nuk po arrihet asnjë rezultat konkret.

“Unë jam për një marrëveshje mes partive politike dhe kjo nuk po ndodhë. Po shkojmë nga takimi në takim dhe nuk ka asnjë ndryshim,” tha ai.

Berisha për FrontOnline shtoi se pjesëmarrja në seanca parlamentare pa një marrëveshje të qartë nuk ka më, nëse nuk ndryshon situata.

“Nëse edhe sot nuk ndryshon situata, nuk ka me pasur kuptim me shku në Kuvend kur ne po e dijmë verdiktin. Do të thotë veç me shku, me votu dhe nuk ndryshon asgjë. Unë jam mos me shkuar në seancë, pa e pasur një marrëveshje politike dhe cila do marrëveshje që është unë do e përkrahi,” përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img